
Në dosjen e siguruar nga ZËRI zbardhen episodet, ku grupi ‘Çopja’ ka planifikuar vrasjen e Erion Alibej. Në një nga atentatet e dështuara oragnizata ka ofruar deri në 4 milion euro për të kryer vrasjen e Erion Alibej, në shtator të vitit 2020 në Elbasan. Për realizimin e kësaj ngjarje janë zhvilluar biseda nëpërmjet Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku atentati do te kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e drejtorisë vendore të Policisë Elbasan. Informacioni për vendodhjen e saktë të Erion Alibej do merrej nga punonjësi i Policisë Martin Musaj.
Në dosje evidentohen bisedat në SkyECC të zhvilluara mes Mikael Qosjes dhe Arzen Mamës. Më datën 22.08.2020 Arzen Mama i tregon Mikael Qosjes se bashkë me veshon (Martin Musaj) kanë bërë plan se nëse kapet Erion Alibej ti vendosin një bombë në dhomë. Mikael Kamami pasi ka lexuar mesazhet e Arzen Mamës e pyet nëse Martin Musaj ka besim tek ndonjë person me qëllim vendosjen e lëndës plasëse dhe mund ta vendosi vetë shifrën 3-4.000.000 euro. Mama i tregon Kamait se kamerat që monitorojnë pjesën e jashtme të DVP janë jshtë funksionit dhe se Martin Musaj mund ta di se te cila dhomë ndodhej Erion Alibej.
Sipas Mamës plani është që dikush të hypi nga mbrapa shkallëve dhe t’i shpjegohet personit ku do vendosë lëndën plasëse. Arzen Mama i tregon Mikael Kamamit se po të futesh nga mrapa nuk ka kamera dhe del direkt tek dhoma. Në vijim të bisedës Mama për vrasjen e Erion Alibej tregon se mund të vendosen 100 gramë tritol tek muri i dhomës ku ai qëndron dhe mund ta shpërthejnë. Ndërkohë Mikael Qosja i propozon Arzen Mamës që për vrasjen e Alibej duhet të vendosin 5 kg tritol. Gjatë diskutimit Mama i shpjegon Kamamit se 5 kg tritol janë shumë dhe se gjatë shpërthimit mund të vriten shumë policë.
Nga bisedat evidentohet se Martin Musaj i ka shpjeguar Arzen Mamës se kjo është punë e thjeshtë, por do qetësi dhe se Rtion Alibej duhet të arrestohet kur të shikojnë të arsyeshme që kërë plan mund ta realizojnë. Më datë 18.09.2020 Arzen Mama informon Mikael Kamamin se Erion Alibej është arrestuar dhe se është në katin e 3-të, veshur me bluzë të zezë. Kamami e pyet se si mund të vendosin eksplozivin. Mama i tregon Kamamit se Alibej është dobësuar shumë dhe se e ka diskutuar vrasjen e tij me Matin Musaj, por sipas tij Martini nuk hyn dot të shikojë kamerat pasi është e shtuna dhe e diela pushim. Mama e informon Mikalen Qosen se te dera e ku mbahet Erion Alibej po qëndrojnë 2 persona të FNSH. Por Kamami i ka kërkuar Atzen Mamës që të bisedojë me Martin Musaj dhe t’ja vendosë atë natë lëndën plasëse pasi i kanë gati çdo gjë.
Në vijim të bisedave Arzen Mama e informon Mikael Kamamin se Martin Musaj nuk po e gjen dot dhomën ku po qëndron Alibej pasi brenda janë 4 veta dhe nuk ka djeni nëse janë bashkë apo të veçuar. Kamami i propozon Arzen Mamës që t’ja vendosë landën plasëse në çdo dhomë por mund të vriten edhe njerëz të tjerë të pafajshëm. Më 19.09. 2020, Kamami e pyet shtetasin Arzen Mama nëse e kanë gjetur se në çfarë dhome po qëndron Erion Alibej, por Mama i përgjigjet se momentalisht nuk kanë informacion. Nga bisedat rezulton se Mikael Kamami dhe Arzen Mama kanë patur akses në kamerat e ambjenteve të DVP Elbasan. Nga këqyrja e bisedave në aplikacionin SkyECC, rezulton se në datë 18.09.2020, Arzen Mama i dërgon Mikael Qosjes foto të Erion Alibej në ambjentet e jashtme dhe të brendshme të DVP Elbasan. Plani nuk u realizua pasi i arrestuari Erion Alibej ruhej nga forcat speciale dhe se mund të vriteshin shumë punonjës policie dhe të shoqëruar apo arrestuar të tjerë të pafajshëm.
Por ky nuk është rasti i parë kur grupi ‘Çopja’ do të përdorte eksploziv për të vrarë Erion Alibej.Para arrestimit të tij Mikael Qosja në bashkëpunim me Ervis Dakën do të vendosnin tritol në banesën e Alibejt. Plani i grupit Çopja për të vendosur tritol në qelinë ku mbahej Erion Alibej dështoi, por organizata tentoi sërish të ekzekutonte ‘Krymin’.
Më 18.02.2020 Mikael Qosja ka biseduar me shtetasin Ervis Daka për vrasjen e Erion Alibej. Daka shpreh dëshirën për të ekzekutuar Erion Alibej dhe është i gatshëm ‘të bëhet kurban’ vetëm kjo punë të mbarojë. Në vijim të bisedës, Ervis Daka e pyet Mikael Qosen, nëse njeh dikë tek pallati i Alibej, me qëllim ndezjen e një zjarri dhe më pas të futet Ervis Daka si zjarrfikës dhe të ekzekutojë Erionin. Këto mesazhe i janë dërguar Franc Çopjas nga Mikael Qosja.
Më datë 02.02.2020 Qosja ka biseduar me shtatsin Besmir Haxhia për ekzekutimin e Erion Alibej me një dron. Haxhia i ka thënë Qosjes se këtë ngjarje do ta kryej grupi i tyre dhe nuk do të angazhojë persona të tjerë për të mos u ekspozuar. Më 04.03.2020 Qosja bisedon me Franc Çopjan dhe e informon duke i thënë se snajperi dhe dronët do të jenë gati për ekzekutimin e Erion Alibej. Sipas Kamamit droni do të jetë me një sasi prej 15 kg tritol minimumi dhe do të shpërthejë sipër banesës së Erion Alibej.
Mikael Qosja i shkruan Franc Cojas: Tfunit pra o plako, me e shkri komplet, pak dome edhe posht do ketë. O plako sjan eksperta shemjesh, 6 cop do bahen OK man. Po 3 cop do plasen në të njëjtën koh.