
Ndërsa një dëshmitare tjetër, tregon se e pa ngjarjen, por nuk ndërhyu, pasi ndërhynë të tjerët. Ajo tha për “Top Channel”, se nëse roja i shkollës do të ishte tek dera, ose një mësuese të jepte ndihmën e shpejtë ngjarja do të ishte parandaluar.
“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete. Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, u shpreh dëshmitarja.
Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat.