
DEL AUDIO/ “Prisni çfarë do të ndodhë sot”, vrasja e Martinit, prindërit: Mario Perlleshi tregoi thikën në klasë, e dinin të gjithë , si reagoi familja
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani që tronditi vendin, mund të ishte parandaluar.
Sipas një audioje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, gjatë mbledhjes së prindërve në shkollën “Fan Noli”, njëri prej tyre dëgjohet të thojë se stafi ishte në dijeni të thikës që kishte marrë me vete 14-vjeçari, pasi ai e tregoi atë në klasë.

Sipas prindërve, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që 14-vjeçari kishte marrë me vete.
“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficeren. Gjithë çfarë kanë qenë. Edhe psikologu ishte në dijeni. Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”,dëgjohet në audio.
Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika.
Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. /korrieri