
Futbollisti Armando Broja, i cili luan për Kombëtaren Shqiptare, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren, Jade Alyssa Wills.
Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj.
Edhe pse Jade është ndarë nga sulmuesi i Kombëtares, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit.
“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin i cili shkaktoi mjaft reagime.
