
Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Koplik-Dedaj“, ku humbi jetën një 21-vjeçari.
I riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me këtë lajm tragjik duke zbuluar se Gjeto Gjonaj, ishte pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.
Drejtoria e Burgjeve shkruan se Gjeto që humbi jetën në aksidentin tragjik kishte ëndra të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ëndra që mbrëm ju prenë në mes. /korrieri