
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Shën Stefani”, në zonën e Zall Mnerit, Tiranë. Rreth orës 07:40, është gjetur pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz. Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.