
Erion Veliaj reagoi sërish nga burgu duke theksuar se prokuroria e SPAK sipas tij po e pengon të drejtojë punët e Tiranës, ndërsa uroi edhe nisjen e Muajit të Ramazanit. Veliaj tha se tani që ka filluar edhe muaji i Ramazanit ka marrë si dhuratë hurma arabie nga Hoxhë Ahmed Kalaja.

Kalaja dhe Veliaj kanë patur një marrëdhëie të ngushtë bashkë, ku asnjëri nuk e ka fshehur këtë preferencë reciproke.

Ndërkohë, ndryshe nga koha kur Veliaj ishte jashtë dhe i gjithëpushtetshëm, Ahmed Kalaja nuk ka reaguar ndaj këtij mesazhi dhe “tag-u” të Veliajt në rrjetet sociale. /korrieri