
Erion Veliaj, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, po këmbëngul që të lirohet nga qelia, tashmë që ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ai pretendon se nuk përbën asnjë rrezik dhe se duhet të gjykohet në gjendje të lirë. Në një status të fundit, Veliaj ka theksuar se ka punuar vetëm për qytetin dhe se ndaj tij po zhvillohet një proces i padrejtë.
Megjithatë, sjellja e tij brenda qelisë ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që mund të ushtrojë nëse lirohet. Pavarësisht se ndodhet në paraburgim, ai ka arritur të shantazhojë dhe të kërcënojë përfaqësues të drejtësisë, duke i kthyer në shënjestër prokurorin Ols Dado dhe gjykatësin Erjon Bani. Madje, ditët e fundit po shantazhohet
Përmes statuseve të tij dhe mediave të afërta, Veliaj ka denigruar publikisht ata që po e ndjekin penalisht, duke tentuar të delegjitimojë procesin kundër tij.
Nëse ai mund të bëjë diçka të tillë edhe nga qelia, çfarë mund të ndodhë nëse lirohet? Kjo është pyetja kryesore që ka ngritur debatin mbi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërsa avokatët e tij argumentojnë se ai duhet të gjykohet në liri, ka shqetësime serioze se kjo mund t’i japë mundësi të ndikojë më tej në proces dhe të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë.
Përballë një situate të tillë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të qëndrojë e palëkundur apo nëse do të dorëzohet përballë presionit politik dhe medial. /korrieri