
Pas thirrjes së Sali Berishës që studentët të bojkotojnë mësimin, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok, ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se të bësh një deklaratë të tillë do të thotë të kesh probleme mendore.
Sipas deputetit socialist, kjo thirrje është një tmerr që arrin në veshin e fëmijëve dhe prindërve. Në një postim në Instagram, Braçe ka shpërndarë një video nga gjimnazi “Besnik Sykja”.
“Çfarë duhet të jesh për t’i thënë një fëmije: mos shko në shkollë në një shkollë (Gjimanzi Besnik Sykja) si kjo se e kanë mbyllur TikTok! Por rri në TikTok, mos mëso, sepse nëse mëson është e dëmshme, mos studio sepse nëse studion është e dëmshme, por lexo dhe qëndro në TikTok. Nëse ju pengojnë lirinë e shprehjes, sepse nuk e di, është një tmerr, një tmerr që vazhdon dhe hyn në veshët e çdo fëmije, i cili praktikisht dëshiron që fëmija i tij të jetë më i miri, dhe ju nuk bëheni socialist.
Sali Berisha u bëri thirrje sot studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe të dalin në grevë në shenjë proteste për mbylljen e platformës TikTok. Lideri demokrat gjithashtu u kërkoi të gjithë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet do të rihapte këtë rrjet social. /korrieri