
Burime nga seanca që po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme të Apelit thonë se Erion Veliaj ka kundërshtuar provat e reja që pretendojnë prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado, siç janë përgjimet e realizuara në burgun ku Veliaj po kalon ditët e paraburgimit.
Kryetari i Bashkisë ka pretenduar se SPAK ka përgjuar për një muaj bisedat familjare, të cilat sipas tij lidhen me intervistat në media.
Veliaj: “Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK, por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen, si dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore.”
Ndër të tjera ai është shprehur se ai është ende kryetar bashkie në detyrë, “i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale,-është shprehur ai.
Erion Veliaj ka kërkuar që seanca ndaj tij të zhvillohet me dyer të hapura. Seanca ka nisur pak pas mesditës në Gjykatën e Posaçme të Apelit./korrieri