
Deputeti demokrat Dash Sula ka reaguar në rrjetet sociale për të sqaruar pozicionin e tij pas mospërfshirjes në listën e sigurt të deputetëve të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Ai e cilëson vendimin e drejtuesve të PD si pabesi, duke theksuar se kontributi i tij gjatë katër viteve të kaluara nuk u shpërblye. Sula ka akuzuar gjithashtu koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, që më parë e fshiu emrin e tij nga lista për 11 majin, duke e konsideruar këtë formacion si një kurth të Sali Berishës për të tërhequr vota djathtas. Ai e ka kritikuar gjithashtu drejtuesin e PD-së, Adriatik Lapaj, duke thënë se ky i fundit ka mësuar të gënjejë më shpejt se sa të mendojë.
Postimi
Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;
1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.
2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.
Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.
Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.
Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.
Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?
Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes./korrieri