
Gazetaria shqiptare humbi sot një nga zërat e saj të njohur, Saimir Demi. Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, ai është ndarë nga jeta, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e medias.

Saimir Demi u dallua për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në gazetari, duke qenë një zë i rëndësishëm në informimin e publikut. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur kolegë, miq dhe lexues të shumtë që e vlerësonin punën dhe angazhimin e tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan Saimir Demin./korrieri