
Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ndërsa raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën OSBE.
Policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë dhe po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.
Ndërkohë nga policia është në kërkim të një makine te dytë tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje./korrieri