
Nuredin Dumani i penduar i drejtësisë është duke vijuar dëshminë në Gjykatën e Posaçme. Ai tregoi se deklarimet si i penduar i firmosi në spitalin e burgut, ndërsa lidhur me momentin e plagosjes tha se nuk i njeh personat që e qëlluan, por personi që drejtonte makinën nga trupi i është dukur si Talo Cela.
Dumani iu përgjigj pyetjeve të avokates së Altin Ndocit.
Av.Zotaj: A ke bërë deklarime para opgj-ve të Elbasanit, pas momentin e arrestimit?
Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar.
Kur jam arrëstuar në Fier më cuan në spital. Pastaj më ccuan tek ushtaraku. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa.
Nuk kam firmosur gjë para tyre. Nuk më kanë marrë në pyetje.
Av: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?
Dumani:: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve.
Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.
Av: Ditën e arrestimit për cilën ngjarje u nise në Elbasan. Cili ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës?
Dumani: Suel Çela
Av: A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar.
Dumani: Më ka çuar letra dore.
Av: A je në dijeni të ndonjë miqesie mes Oti Kilës dhe Hajdar Çopjes?
Dumani: Nuk e di.
Av: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?
Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela. /korrieri