
Turizmi ka shënuar ngadalësim gjatë shkurtit me një rritje të hyrjes së të huajve në vend, me vetëm 7.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Instituti Statistikave publikoi së fundmi shifrat ku rezulton që gjatë muajit të dytë të vitit të kenë hyrë në vend mbi 1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 7,9%, krahasuar me Shkurt 2024. Pak më shumë se një milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 6,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas INSTAT. /korrieri