
Shtatë punonjës të sigurisë dhe një drejtues departamenti i kompanisë telefonike One Albania janë vënë nën hetim për fshehjen dhe moskallëzimin e një sulmi ndaj ambientit të kompanisë.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet paraprake kanë zbuluar se më 25 dhjetor, rreth orës 02:30, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e kompanisë, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme, shtetasi Gentian Koçi, i cili ka raportuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Megjithatë, ai nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e sigurisë fizike që kishin në ruajtje ambientin. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të incidentit, por nuk e kanë raportuar atë tek autoritetet kompetente.
Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht punonjësit e sigurisë:
• Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti i Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.
• Gentian Koçi, punonjës i sigurise fizike kompania ONE.
• Arsil Feshti, detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania One.
Alfred Zylalaj, me detyrë drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000.
• Gëzim Sala, punonjës sherbimi SHPSF Nazeri 2000.
• Koço Veneti
• Myzafer Dinoshi, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000
• Ismet Tartari, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit në fshehjen e ngjarjes dhe veprimet e kryera për të mos e bërë publike sulmin ndaj kompanisë One Albania. /korrieri