
Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen në rrjetet sociale me Lulzim Bashën.
Me një gjuhë plot batuta, Rama e quajti Bashën “zemër” dhe i kërkoi që të marrë guximin për t’iu kundërvënë Sali Berishës.
“Unë gjithmonë kam rënë brenda kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare, po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin”, u shpreh Rama, duke ironizuar qëndrimin e Bashës ndaj Berishës.
“E thash që të kam zemër mor Lul, të kërkoj falje se e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, po çfarë të bëj, më foli zemra. Po plaste. Unë gjithmonë kam rënë mrena kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin, Lul. Mazallah se ja thua euroatlantikëve të vërtetën për bufin, Gaz ballakumen, etj. Vjen vërdallë si era e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as bëhej fjalë. Rama ik Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. Unë di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, thotë Rama në video.