
Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar këtë mbrëmje në Tiranë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa gjatë fjalës së tij, ka lëshuar disa mesazhe të forta.
Ndër të tjera, ai u shpreh se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar për të qenë anëtarët e rinj të BE-së
“Ky është iftar i posaçëm pasi imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan që u vlerësua me një çmim ndërkombëtar me arkitekturën, sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund edhe Xhamia e madhe e Namazgjasë.
Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi gëzimi dhe mund të them se më njëherë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit kur na jepet mundësi të ndihemi mirë në besimin te mirësia e besimit, triumfi i dashamirësisë.
Jeta duket më e bukur dhe më e lehtë, ndërsa shëmtitë e kohës duken më të papërfillshme. Kam sjellë sonte vargjet që i pati shkruat një poeteshë e re shqiptare, Jolanda Kodra, e diplomuara në Itali.
Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “Europa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë dhe partnerë luajalë të besimit Islam siç janë myslimanët shqiptarë, por edhe për 5 shtyllat e urtësisë së tij për t’u mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike”.
Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se Europa sot ka nevojë për Turqinë dhe aleatët në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Në profilin e saj të zbehur strategjik, Europa ka nevojë sot më shumë për Turqinë dhe aleatët e tjerë të Lindjes së Mesme sesa Turqia dhe aleatët e Lindjes së Mesme kanë nevojë për Europën e sotme.
Për të njëjtat arsye, BE ka nevojë sot për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre pjesërisht myslimanë dhe tërësisht dhe rrënjësisht europianë, po aq sa ne kemi nevojë për BE-në”, tha Rama. /korrieri