
Ish- ministri i Financave dhe i Ekonomisë në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me emisionin “A Show”, ku moderatori Adi Krasta ka shprehur se për shkak të vonesave ka refuzuar ftesën, duke mos respektuar kohën televizive.
Malaj është shprehur se është totalisht e pavërtetë, pasi sipas tij, mund të futej në emision edhe më vonë, por para tij kishte dy persona të tjerë.
Gjithashtu, ish- ministri i Financave ka shkruar se nuk duhet të tregohen abuziv dhe të mos keqpërdorin kohën e tij.
Postimi i Arben Malaj:
Ju lutem mos genjeni publikun z. Krasta per arsyen e vertete perse u largova. U largova sepse nga ora 20.25 mund te futesha ne emision rreth ores 22.15 sepse kishe dy persona te respektuar perpara meje. E dyta mos u tregoni abuziv me te tjeret se une nuk i kuptoj dot problemet dhe specifikat e TV-ve.
Kam rreth 30 vite marredhenie reciptokisht te respektueshme cdo media audovizive,te shkruar, digitale edhe ne epiken e impakteve
Ju nuk keni asnje te drejte te keqperdorni kohen time qe une dhe disa kolege bashke me expertizen tone thellesisht profesionale per sfidat dhe zhvillimet ekonomike, politike dhe gjeopolitike, kemi 30 vite qe ne shenje mirenjohje per popullin tone, e ofrojme falas.
E kuptoj qe e keni shume te veshtire qe te kerkoni ndjese edhe publike. Por te drejten per te mashtruar ne rrjetet sociale per arsyen e vertete dhe te plote te largimit tim te drejte ku e gjeni? Besoj jo me ne Kosove. /korrieri