
Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e të pandehurve të dosjes 5D për gjykim të shkurtuar.
Sipas trupës gjykuese dosja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet ndaj do ti nënshtrohet gjykimit të zakonshëm.
Të pandehur janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari. Dy ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës Molla e Qato akuzohen se kanë krijuar kompaninë 5D dhe përmes saj merrnin tendera po nga Bashkia.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes se pasurisë. /korrieri