
Emailet e muajit shkurt të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë fshirë.
Lajmi konfirmohet nga burime të besuara brenda institucionit. Sipas të njëjtit burim, ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe emailet e fshira përmbanin informacion të rëndësishëm. Pavarësisht skandalit në heshtje, ajo cfarë ende nuk dihet, ka të bëjë me faktin nëse emailet janë hakeruar, apo janë fshirë qëllimisht. Ditët e fundit, u arrestua një 15-vjecar me spektër të autizmit që ndërhynte në serverat e institucioneve dhe kopjonte informacion, apo shënjestronte faqet e tyre.
Ndërsa u hakeruan edhe emailet e 3 prokurorëve pranë prokurorisë së Posacme kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Ndërsa SPAK e pranoi publikisht hakerimin dhe ka cuar në pranga dy ish-zyrtarë të dyshuar, KLSH nuk dihet nëse e ka denoncuar rastin.
Përgjatë dy viteve të fundit janë hakeruar serverat e institucioneve më të rëndësishme në vend, përfshirë dhe AKSHI-n, ndërsa u kopjuan të dhënat e sistemit TIMS në mënyrë të paautorizuar nga vetë drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muca, që aktualisht është marrë i pandehur dhe dosja e tij është dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Tiranës. /vna.al