
Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), është paraqitur këtë mëngjes të hëne në SPAK.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Boldnews ka raportuar më parë se si Jonaid Myzyri ka dhënë disa vendime në favor të kompanive “Alko Impekst General” dhe “Alko Impeks”, në pronësi të Arbër Abazit.
Para emërimit në krye të KPP-së, Jonaid Myzyri ka punuar si jurist pikërisht te “Alko Impeks”. /korrieri