
Në emisionin “Opinion”, Samir Mane mohoi zërat për një përfshirje të tij në politikë, duke thënë se nuk ka asnjë ambicie në këtë drejtim, ose jo për momentin deklaroi. Ai u shpreh se është i kënaqur me atë që po krijon për Shqipërinë dhe rajonin përmes biznesit.
Vazhdimisht ka qarkulluar një lajm që ju mund të përfshiheshit në politikë. Është përfolur ideja që ju mund të kandidonit si kryetar i PD-së, madje thuhej do ta marri a thua se partitë janë për blerje, por a keni menduar ndonjëherë të hyni në politikë?
Samir Mane: Në fakt në vitet e fundit s’kam menduar asnjëherë të jem pjesë e politikës. Padyshim politika është një gjë e mirë.
Blendi Fevziu: A ju intereson politika personalisht?
Samir Mane: E ndjek, e shoh, por vetëm nuk kam asnjë lloj ambicie për t’u përfshirë në politikë.
Blendi Fevziu: Nuk do të përfshihesh asnjëherë?
Samir Mane: Nuk do të përfshihem asnjëherë në politikë ose të paktën për momentin jo njëherë, nuk më thotë asnjë gjë politika, jam shumë i kënaqur me atë që krijoj për Shqipërinë, për rajonin, për vendet ku punoj./korrieri