
Vrasësi filipinas, Mark Samson, kërkon t’i dërgojë një letër familjes së Ilaria Sulës për t’i kërkuar falje.
Avokat Fabrizio Gallo, që mbron 23-vjeçarin tha se “do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias”.
23-vjeçari pranoi se kishte vrarë me thikë ish të dashurën e tij në apartamentin e saj në Romë.
Avokati Fabrizio Gallo më pas shpjegoi: “Nëse më duhet të vazhdoj mandatin tim të mbrojtjes, Mark Samson do të më garantojë se do t’u tregojë hetuesve se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat, duke përfshirë edhe ndonjë bashkëpunëtor.
Në këtë fazë ka ende shumë aspekte të kësaj tragjedie që duhen sqaruar. Gjatë bisedës në mëngjesin e sotëm, ai më dha një letër për prindërit e Ilarias, të cilët me siguri nuk do ta falin kurrë, por duan të përpiqen të shpjegojnë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij”. /korrieri