
Pronësia mesa duket ka qenë shkaku i përplasjes mes dy vëllezërve Shpëtim Konja e Zarif Konja mbrëmjes e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës. Ata u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas degjeneroi me përdorimin e armës.
Shpëtim Konja pasi është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i tij Astrit Godanci, ka marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Godancit.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale tek fuoristrada e njërit prej agresorëve. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia ndërsa mbeten ende në arrati Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci.
Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur. /korrieri