
Brenda një kohe shumë të shkurtër seriali i Netflix, “Adolescence”, arriti të shnderrohej në një fenomen ndërkombëtar, duke grumbulluar 114 milionë shikime brenda vetëm një muaji nga lansimi.
Drama ka prekur miliona shikues përmes historisë së ndjeshme dhe të tensionuar të Jamie Miller, një 13-vjeçar i akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës – rol i luajtur mjeshtërisht nga aktori i ri Owen Cooper.
Përkundër suksesit të jashtëzakonshëm të serialit dhe interpretimit të tij që ka marrë lavdata nga kritikët dhe publiku, Owen vetë ndërkohë rrëfeu se nuk e ka parë të gjithë serialin.
“Nuk ka mundësi ta shikoj në shkollën time”, tha ai me sinqeritet, duke shprehur ndjesinë e sikletit për ta parë veten në ekran, sidomos në ambiente ku shokët e klasës mund të jenë të pranishëm, sic shkruan Daily Mail./korrieri