
Incidenti i ndodhur në “BBVA4” vijon të bëjë xhiron e rrjetit.
Ndërkohë detaje të reja po dalin në pah nga shuplaka e papritur që Jozi i dha Gjestin, i cili përfundoi në tokë.
Referuar një videoje në të cilën dëgjohet qartazi biseda mes banorëve, është zbuluar se çfarë e irritoi Jozin.
Pasi përfundoi garën e tij në këtë format, Jozi u drejtua drejt derës së daljes nga shtëpia e “BBVA4”.
Ai shfaqet duke u përqafuar me Gertën ndërsa Gjesti (siç ka vepruar dhe me ish-banorët e tjerë) në këtë moment i hap derën në mënyrë që ai të dalë.
Ky veprim i Gjestit mesa duket ishte i papranueshëm nga ana e Jozit i cili e goditi me shuplakë dhe dëgjohet duke i thënë: S’ka lind ai p*** motre të më hapi mua derën! More vesh! Zagar…