
Kreu i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje krerëve të bandave në qytetet Durrës, Fier dhe Elbasan të mos kërcënojnë qytetarët dhe të mos prekin votën, pasi do të ketë dënime të rënda.
Berisha nuk la pa përmendur dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako që sipas tij, si hiena mblidhet me krerët e bandave duke thurur plane për vjedhjen e votave.
Sali Berisha: I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, për cdo votë do të keni 1 vit më shumë dënim, mos prekni votën e shqiptarëve. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës guxoni dhe kërcënoni qytetarët.
Shkoj në Lushnjë, më del kandidatja e bandës, në Elbasan më del Sara Mile. Bandat aty I thonë qytetarëve, puna jote do matet me votat që merr Sara.
Këtu në Durrës, Gjushi me fustan dhe Poja cdo natë mblidhen si hijena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit. Nuk do të ketë dënime më të rënda Shqpëri se për vjedhjen e votave. Ergys Agasi dëshmitari më i keq për ju. /korrieri