
Gjergj Luca thotë se e do punën, por ka një problem të madh me raportin punëdhënës-punëmarrës. Me sa kemi parë këto vite që kur Luca është bërë i famshëm, ai tregon se e sheh punëtorin si pronë, të cilin mund ta denigrosh në publik duke i thënë “gratë e mia” apo “sa ta kam bërë rrogën” por edhe duke i mbajtur jashtë orarit të punës dhe duke i mbledhur me autobusë për t’u mbajtur fjalime propagandistike.

Se çfarë mendojnë “gratë e tij” për Gjergj Lucën e tregojnë fytyrat e zonjave me 100 halleve që pas punës rraspakitëse dhe pagave mizerabël u bie për pjesë të dëgjojnë edhe fjalimet e punëdhënësit e tyre dhe jo të shkojnë në shtëpi te bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.

Gjergj Luca mund të ketë 100 herë të drejtë në ato që thotë, edhe të kërkojë votën për këdo parti që do, por KURRË nuk ka të drejtë të përdorë punëmarrëset duke u bërë presion indirekt me vendin e punës për t’i bërë fasadë të propagandës së tij.
E turpshme!
SHIHNI VIDEON