
Tre persona janë arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku u përfshinë njerëz të Agron Kapllanaj me hetues të BKH-së dhe Forcave te Operacionales.
Në pranga kanë rënë Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku.
Motivi dhe dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë pasi të dhënat janë kontradiktore.
Policia, në një deklaratë, mbrëmë vonë, tha se forcat Operacionale dhe hetuesit e BKH-së ishin goditur për shkak të detyrës.
“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.”, thuhej në njoftimin e policisë. /korrieri