
Një përplasje ka ndodhur mes njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt, hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Forcave Operacionale.
Mësohet se në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.
Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të Agron Kapllanajt,
Punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur me zyrtarët e BKH-së dhe Forcace Operacionale.
Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni.
Punonjësit e Forcave Operacionale janë duke bërë kallëzim për sulm për shkak të detyrës. /korrieri