
Një deklaratë e pazakontë nga Redi Shehu gjatë emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut ka ngjallur reagime dhe habi. I pyetur se kush do të fitonte zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Shehu iu referua një “sondazhi personal”, të kryer jo nga institucionet zyrtare, por nga bisedat e tij me taksistët dhe berberët në Tiranë.
“Kam folur me taksistët dhe berberët. Ata më kanë thënë se kush do të fitojë në Tiranë, dhe më rezulton që fituese është Partia Socialiste”, tha Shehu, duke sjellë buzëqeshje dhe komente në studio.
Deklarata, edhe pse e bërë në mënyrë spontane, është komentuar në rrjetet sociale si një pasqyrim i perceptimit popullor, por edhe si një mënyrë ironike për të ilustruar mungesën e sondazheve të besueshme zyrtare në vend./korrieri