
Del kudo, në çdo postim e rrjet dhe të gjithë u marrosën pas saj! Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e famshme të Dubait. “Çokollata e Dubait” është një përzierje e çokollatës, kadaifit dhe kremit të fëstëkut. E njohur gjithashtu si ‘Can’t Get Knafeh Of It’, ajo u krijua nga Sarah Hamouda.
Por, fama e kësaj çokollate mund të sjellë pasoja të rënda për konsumatorët dhe shëndetin e tyre. Për shkak të numrit të lartë të shitjeve, shumë prodhues të çokollatave janë duke abuzuar me cilësinë dhe çmimin e saj. Në vend të ingredientëve origjinal, ata po përdorin shumë produkte alternative të lira, të ngjashme dhe aspak të shëndetshme./korrieri