
Është vrarë me armë zjarri në një atentat në fshatin Pllanë të Lezhës, babai i Roan Brahimit.
Ai është qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme nga persona ende të paidentifikuar, dhe raportohet se ka ndërruar jetë në vengjarje.
Roan Brahimi ishte duke udhëtuar mbrëmjen e së enjtes, më 9 maj 2024, me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, ku drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash në qendër të Athinës.
Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.
Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj.
Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij, Klisman Preçi ndërroi jetë.
Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit./korrieri