
Policia e Tiranës mori dëshminë e gruas së Roan Brahimit njihej si (Sidi), të cilit iu vra babai Gjovalin Prendi në Pllanë të Lezhës.
Gruaja e Brahimit ishte shënjestër e atentatit mbrëmë në Tiranë, ku u plagosën djemtë e pronarit të kompanisë ‘Pelikani Security’, shoku i tyre K.Mullaj dhe shoferi i familjes Demiraj.
Sipas medias vna, në pyetje po merret dhe biznesmenja, A.M.
Roan Brahimi jetonte në Rolling Hills, në një vilë ngjitur me vilën ku jeton familja e të shumëkërkuarit, Endrit Dokle.
Policia dyshon se atentati në Tiranë mund të ketë lidhje me atë të Lezhës. Sipas hetimeve, automjeti ku udhëtonin katër të rinjtë mund të jetë ngatërruar me një tjetër, pasi gruaja e Roan Brahimit, të cilit iu vra babai në fshatin Planë të Lezhës vetëm një orë e gjysmë para atentatit në Tiranë, dyshohet të ketë qenë shenjëstër e vrasësve.
Kjo vjen për shkak të ngjashmërisë së mjetit të përdorur nga ajo që është i njejtë me atë që ra pre e plumbave, por ka vetëm një numër dhe një germë të ndryshme në targa. Gjithashtu, gruaja e Brahimit jeton në të njëjtën zonë me personat që u plagosën dhe mund të ketë qenë targeti i këtij atentati.
Përsa i përket ngjarjes në Lezhë, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra në vigjilje të Pashkës, ndërsa djali i tij u ekzekutua gjithashtu në vigjilje të Pashkës më 9 maj 2024 në Athinë, përpara gruas dhe fëmijëve të tij.
Bashkëshortja e Roan Brahimit ende nuk është marrë në pyetje, pasi ndodhet në zonën e Lezhës, ku po kryen homazhe për vdekjen e vjehërrit të saj.
Pas përfundimit të këtyre homazheve, ajo mund të merret në pyetje nga policia.
Policia ka dyshime se ajo mund të ketë qenë shenjëstër e atentatorëve pasi dhe nga dëshmitë e të plagosurve në mjetin “G-Class” e përforëcojnë idenë se mund të ketë ndodhur ngatërrim i shënjestrave./korrieri