
Dy atentate mafioze u regjistruan mbrëmë në Lezhë e Tiranë. Në Pllanë të Lezhës, u ekzekutua para biznesit të tij, Gjovalin Prendi, 64 vjec, babai i Rohan Brahimit dhe ky i fundit i ekzekutuar më 9 maj 2024 në Athinë.
Gjatë natës, policia e Lezhës, shoqëroi Ardian Gjeloshin dhe vëllain e tij për ti marrë në pyetje. Gjeloshi i mbijetoi një atentati, ndërsa iu vra roja e biznesit. Autor i dyshuar atëkohë ishte Rohan Brahimi.
Roan Brahimi dyshohet të ketë marrë dhe në disa ngjarje të tjera të rënda, si atentati ndaj Brilant Martinaj, ku mbetën të vrarë dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, në korrik të 2022 vrasjen e Gentjan Bejtjas, në Larush të Fushë Krujës në 2024. Brahimi ishte në përplasje të forta me Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh, si dhe Renato Muskën, me të cilin ishte përplasur për pazaret e trafikut të kokainës. Për shkak të këtyre përplasjeve që kishte Brahimi po hetohet në disa pista.
Atentati në Tiranë
Por jo më shumë se 1 orë nga ky atentat, në Tiranë u qëllua mbi një automjet dhe u mbetën të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve vetëm 11 vjec.
Katër të plagosur janë djali djali dhe nipi i pronarit të kompanisë Pelikani Security, shoku i dy kushërinjve dhe shoferi i kompanisë “Pelikani”.
D.Demiraj 11 vjec, me kushëririn e tij, M.Demiraj 17 vjec, miku i tyre, Kian Mullaj 19 vjec, të cilët janë komshinj në Rolling Hills, kanë shkuar në Pjezë, pasi 11 vjecari kishte ditëlindjen. Automjeti G-Class me targë AB002MD në pronësi të pronarit të “Pelikani Security”drejtohet nga shoferi Arens Stafa 34-vjeç. Pas festës ata kanë nisur drejt Tiranës. Ata kanë hyrë në rrethrrotullimin e Shkozës, për të dalë në autostradë, kur një automjeti tjetër tip fuoristradë i është afruar në ecje dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Shoferi ka tentuar tu shmanget të shtënave dhe ka ecur me shpejtësi, në drejtim të Lundrës, derisa nuk i kanë mbajtur frenat dhe është përplasur afër tregut.
Lidhja mes dy ngjarjeve
Dyshimet janë se 4 djemtë, nuk kanë qenë objektiv i atentatit. Dyshohet se ekzekutorët kanë gabuar objektiv, pasi me të njëjtin automjet udhëton dhe gruaja e Roan Brahimit, të cilit i ishte vrarë vjehrri në Lezhë, jo më shumë se 45 minuta përpara. Mesa duket ekzekutohet kanë patur shënjestër, gruan dhe fëmijët e Brahimit. Kjo pistë është duke u hetuar nga grupi i posacëm hetimor, i ngritur enkas për hetimin e rastit./korrieri