
Sa qesharak që po bëhet Federata, lë Tifozat Kuq e Zi pa bileta dhe nuk i pranon zyrtarisht në stadium.
Më pas me skenaret e veta kërkon që të nxjerr TKZ-në keq dhe thotë që këtë e botë ju.
Po si mund ta bëjë TKZ-ja kur ti se ke në stadium?! Ju dh**fsha gjithëpërfshirjen tuaj që donit, lëpini akulloren tani.
Çfarë ka ndodhur?!
Sipas njoftimit të UEFA stadiumi është dënuar ngaqë diku tek 50 persona kanë bërë thirrje kundër Serbisë.
FSHF po ja faturon Tifozave Kuq e Zi shkakun e këtyre thirrjeve.
Unë si gazetar ngre disa pyetje.
A ekziston mundësia që këto persona që kanë kanë nisur këto thirrje mos të kenë asnjë lidhje me TKZ?!
Dhe si mund të ja faturosh këtë incident TKZ-së, kur ti zyrtarisht nuk i ke pranuar në stadium pasi nuk kanë marrë asnjë biletë.
Unë e shikoj haptas si një skenar të parapregatitur nga FSHF për të nxjerrë TKZ-në keq.
Në minutën e 3 që është bërë video TKZ ka qenë në protestë dhe ai sektor duhej të ishte bosh, disa persona nuk pranojnë që të largohen që edhe shikohet kush po i bën këto thirrje nuk kanë asnjë lidhje më TKZ-në. /maska.al