
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lundër të Tiranës mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Mes tyre janë edhe dy të mitur.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore.
Tre prej të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë.
Mësohet po ashtu se atentati ka ndodhur afër Tregut Agro-ushqimor në Lundër. Më pas makina “G-Class” që drejtohej nga 34-vjeçari Arenc Stafa, ka ardhur 2 km më larg, në lagjen rezidencial Rolling Hills po në Lundër për t’i shpëtuar atentatit.
Në këtë pikë dyshohet se pasi mbetën të plagosur janë dërguar me një makinë tjetër në spitalin e Traumës.
Makina ku ndodheshin te plagosurit
Makina ndaj të cilës u derdhën plumbat është e Veseli Demiraj, pronari i kompanisë së sigurisë private “Pelikani Security”.
Të plagosurit janë: Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç (i pari nip i Vesel Demirajt, ndërsa 11-vjeçari është djali i tij), Arens Stafa, 34 vjeç, shoferi i familjes dhe Kian Mullahi, 19 vjeç, djali i Elona Mullahi, anëtare e bordit të korporatave në Raiffeisen Bank.
Uniformat blu thonë se kanë ngritur një grup hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Për këtë arsye janë sekuestruar disa prova që do të shërbejnë edhe për zbardhjen e identitetit të autorëve.