
Një sherr në kampin socialistë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës.
Mësohet se përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zyrë elektorale në Kavajë.
Bëhet me dije se koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldian Cepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta,shkruan zëri.ai.
Sipas dëshmitarëve, përplasja ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës për mënyrën sesi po imponohet kandidimi i Çepelit në zonë, pa marrë mendimin e bazës.
Pas dhunës, Shpend Barameta ka njoftuar Policinë e Kavajës, por në momentin që Policia ka shkuar aty, nuk ka bërë denoncim, duke tentuar ta zgjidhin situatën mes tyre, në mënyrë që të mos bëhet mediatike.
Ndërkohë pritet një njoftim nga policia e Kavajës për sherrin në fjalë.