
Paraja lumë, Reshat dhe Indrit Koçkiçi me ONI shpk marrin tenderin sekret të AKSHI për QSUT, çfarë fshihet pas
Tenderat sekretë dhe të mbyllur vijojnë për mjekësinë, edhe pse pandemia e Covid 19 ka disa kohë që nuk është më zyrtarisht.
Në atë kohë, Ministria e Shëndetësisë, Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë realizuan qindra procedura sekrete, vetëm me negocim për materiale apo shërbime të ndryshme.
Por, edhe në ditët e sotme kur gjithçka ka kaluar, institucionet shtetërore vijojnë të akordojnë miliona euro me procedura tepër të dyshimta.
I tillë është rasti i ndjekur nga AKSHI, një institucion që prokuron dhjetëra miliona euro në muaj, me disa sisteme kompjuterike të institucioneve.
Këto para’ hidhen “lumë”, ku arsyetohet se krijohen dhe mirëmbahen sisteme, por gjendja në realitet e mjekësisë lë shumë për të dëshiruar, sidomos te Onkologjiku apo edhe në pavijone të tjera.
Madje, edhe te Pediatria, ku mungojnë vazdimisht ilaçe për fëmijët e sëmurë rëndë.
Paraja lumë, Reshat dhe Indrit Koçkiçi marrin tenderin sekret të AKSHI për QSUT, çfarë fshihet pas
Sipas dokumenteve që ka analizuar VoxNews, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një procedurë tjetër të mbyllur, me negocim pa shpallje.
Ose më saktë, është negociuar me firmën se sa para do për të mirëmbajtur. Objekti i tenderit është “mirëmbajtja e sistemit të informacionit të Shëndetit Publik për Qendrën
Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’” thuhet në këto dokumente.
Vlera totale përfundimtare e kontratës është plot 194.400.000 lekë me TVSH, ose rreth 2 milionë euro. Këto para do t’i jepen firmës ONI SHPK, me adresë në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës. Firma zotërohet nga Fatjon dhe Reshat Koçkiçi.
Mësohet se paratë i janë dhënë aforfe kësaj firmee, teksa është nënshkruar edhe kontrata në datë 20 mars 2025. Mësohet se ka dyshime se e gjitha kjo shumë është një shtesë fondi për këtë projekt, teksa nuk jepen të dhëna se përse kjo shumë e majme me një procedurë të mbyllur.
Dy janë mundësitë, ose fondi dhe specifikimet e tenderit të mëparshëm janë bërë gabim, ose këto para’ po i jepen firmës si “shpërblim”. Në të dyja rastet, zyrtarët e spitalit apo edhe të AKSHI-t janë përgjegjës, por koha e ka treguar se ata gjithmonë “amnistohen” nga institucionet ligjzbatuese, aq sa marrin guximin dhe vijojnë të bëjnë kontrata dhe shtesa kontratash sekrete. /voxnews
Paraja lumë, Reshat dhe Indrit Koçkiçi me ONI shpk marrin tenderin sekret të AKSHI për QSUT, çfarë fshihet pas