
Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës i arrestuar nën dyshimet për korrupsion i ka kundërshtuar akuzat ndaj dhënies së deklarimeve. SPAK ndaloi me urdhër pasi ka dyshime se ai bashkë me shefin e sektorit të aksidenteve Sokol Novaku dhe oficerin Edison Tabaku kanë kërkuar 2 mijë euro një gruaje, e cila ishte përfshirë në aksident me dy të plagosur, por ishte proceduar në gjendje të lirë.
SPAK pritet të bëjë kërkesë në gjykatën e Posaçme për caktim mase sigurie, pasi ndalimi është bërë me iniciativën e prokurores Elida Kaçkini.
Zyrtarët rrugorë kanë në përgjim pasi SPAK po hetonte bashkëshortin e gruas që u përfshi në aksident për një vepër tjetër penale. Oficer Tabaku mësohet të jetë dëgjuar në përgjime: kemi dhe shefa lart./vna