
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent i Partisë Socialiste.
Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha deklaroi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, Ramën e ka zënë salmonela, por e ka mbajtur këtë të fshehtë duke ua fshehur dhe mjekëve.
“Biznesmeni që solli pulën me salmonelë ishte eksponent i Partisë Socialiste. I solli dhe Ramës, e zuri salmonela dhe gënjeu mjekët,” tha Berisha. /korrieri