
Ka rënë sërish pista e hetimit për atentatin e 17 Prillit. Bëhet me dije se automjeti tip “Rover” u gjet i shkrumbuar në Fushë Gjorm, më shumë se 12 orë pas ngjarjes. Në të nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht.
Nga kqyrjet që kanë bërë hetuesit rezulton që mjeti nuk është me xhama të zinj. Rezulton më targa të vjedhura po ashtu edhe makina e vjedhur por ende nuk është saktësuar se ku. Itinerari që kanë ndjekur autorët ka kaluar në rrugë që ka biznese kamerat e sigurisë të cilat e kanë fiksuar.
Gjovalin Prendi u ekzekutua para biznesit të tij në Pllanë të Lezhës, ndërsa një orë më vonë në Lundër u plagosën në një atentat mafioz djali dhe nipi i pronarit të kompanisë Pelikani Security, të dy të mitur, një shok i tyre, si dhe shoferi i familjes. Policia dyshon se në Lundër u ngatërrua shënjestra dhe se objektiv i mundshëm ishte gruaja e parë e Roan Brahimit. Kjo e fundit, është motra e Ilir Beqarajt, i arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje ku dyshohet të ketë marrë pjesë dhe i shoqi. 1 muaj e gjysmë pas vrasjes së Bejtjas, Roan Brahimi u qëllua për vdekje në Greqi. /korrieri