
Drejtuesi i Policisë Rrugore në kryeqytet Roven Zerka është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro nga një biznesmen për të mos i arrestuar gruan që shkaktoi aksident me disa të lënduar.
Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se në fakt problemi i Tiranës janë kamionët 40 tonësh që lëvizin lirshëm nëpër rrugët e kryeqytetit në sytë e policisë.
Janë kamionët që po ndërtojnë kullat e drogës në mes të Tiranës sipas tij.
Që policia përfshihet në ngjarje kjo ndodh gjithandej. Problemi i madh që ka Tirana janë kamionët e rëndë të ndërtimit. Policia nuk i përballon dot, se merr një telefonatë nga lart.
Në çdo cep të Tiranës do shohësh kamionë të tonazhit të rëndë që nuk i ndalon askush. Nga e marrin guximin ata? Policia që nuk le plak pa kapur me majdanoz dhe kur sheh këta kamionë që po shkatërrojnë rrugë e rrugica nuk i luan njeri. Ato duan t’i shmangen policisë. Sot kishin paguar policinë bashkiake, nuk hyjnë në rrugë kryesore se aty rri patrulla e Policisë së Shteti. Të shkosh shef qarkullimi, problemi nr. 1 është përballja me kamionët.
Si lëvizin kamionë 40 tonë dhe nuk i ndalon njeri. Kush është kryetari i bashkisë? Rama, a e di Rama kush po ndërton tek Teatri, tek 5 maji. Nuk lëviz nëpër qytete, nuk i sheh kamionët që lëvizin.
Ditën që ka ndodhur kjo, qyteti ka qenë i asfiksuar. Do bllokohet kjo se përdorim policin në vend të semaforëve. 500 euro merr ai polici aty.
Industria e ndërtimit thyen çdo barrierë, po iu ktheve kundër të shkarkojnë nga detyra./korrieri