
Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj shefit të policisë rrugore Roven Zeka dhe kolegut të tij Sokol Novaku, të cilët u ndaluan të shtunën me urdhër të SPAK.
Të hënën Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest në burg” për oficerin e policisë gjyqsore Edison Tabaku, i cili u arrestua të premten.
Oficeri nuk dha asnjë shpjegim përpara gjykatës, teksa në banesën e tij agjentët e BKH sekuestruan një shumë parash në vlerën e 50 milionë lekëve.
Flojera Davidhi është gjyqtarja që do japë vendimin sa i përket dy shefave të rrugores, pasi të dëgjojë kërkesën e prokurores Elida Kaçkini, e cila po ndjek këtë hetim.
Kjo e fundit ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv ndaj tyre dhe ka kërkuar “arrest në burg”. /korrieri