
Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandez-amerikan, pak i njohur në botën e gjerë, ishte ai që dha lajmin.
Pasi njoftoi se Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”, kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell mori një nga rolet e tij më të mëdha deri më tani: personi që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një Pape, raporton BBC./korrieri
Papa Françesku emëroi kardinalin për këtë rol në vitin 2019. Kardinali qëndron në këtë pozicion gjatë periudhës midis vdekjes ose dorëheqjes së një pape deri në zgjedhjen e Papës së ardhshme.