
Elona Lalaj Xhelilaj Pritet të Emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake. Ky emërim duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë. Ky i fundit njihej si një nga njerëzit e afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend. /korrieri