
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu është drejtuar ndjekësve të tij dje duke u shpjeguar, sipas tij, dallimin mes tij dhe liderëve të tjerë politikë, të vjetër dhe të rinj, që kërkojnë votat e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas kreut të “Mundësia”, nga Berisha te Rama, Lapaj dhe Qori, mendojnë së zgjidhja për paratë e qytetarëve është t’i marrë shteti dhe pasi ti qarkullojë, t’i rishpërndajë tek qytetarët.
Ndërkohë, vetë Shehaj thotë se vizioni i tij është që si fillim shteti t’i marrë më pak para qytetarëve dhe të mos qarkullohen në një shtet të madh, por të rikthehen në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë, i cili i ka treguar Shehaj mbahet mend vetëm si njeriu që i bleu Lul Bashes me 500.000$ mandatin e deputetit ne Vlorë.
“Agron Shehaj paska barazuar dje Arlind Qorin me Edi Ramen. Vetem nje i pamoralshem si Agron Shehaj, i cili politikisht kujtohet si njeriu qe i bleu Lul Bashes me 500.000$ mandatin e deputetit ne Vlore, mund te heqe paralele te tilla. Sakaq, nje shembull prej pasurise se tij te fituar me “pune”, me punen e tjereve, me kerbaç e sterkala urrejtje, ne dem te shendetit fizik e mendor te mijera te rinjve qe ky iu dha gjoja nje shans. Edhe keto dite ne Tirane eshte bere barsolete mes te rinjve per parane e madhe qe po ofron ky fare xhuxhi qe mendon se mund te behet Bonaparti.
Agron Shehaj, nje fashist dhe i analfabet i vogel.
(Ne video nje supervizore e call center-ave te tij gjate nje dite te zakonshme pune) /korrieri