
Elton Iliriani ka zënë vend në kopertinën e revistës Forbes për seksionin e modës krahas biznesmenit Samir Mane .
Vetë blogeri i njohur e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram, duke e konsideruar këtë si një arritje të tij profesionale.

Pak ditë më parë, në revistën Forbes u shfaq edhe biznesmeni Samir Mane, i cili u rendit nga revista prestigjioze si një nga shqiptarët më të pasur. Por jo vetëm kaq, edhe Alketa Vejsiu ka qenë në Forbes pak vite më parë, si një femër e suksesshme e biznesit dhe showbizit shqiptar.
Iliriani, Mane dhe Vejsiu janë shqiptarët e famshëm të revistës Forbes, e cila, në fakt, ofron edhe hapësirë marketingu nëse dëshiron të kesh një foto dhe shkrim në të.
Nuk dihet nëse të sipërpërmendurit kanë paguar për të qenë pjesë e Forbes, ama duhet pranuar se ia kanë dalë të jenë të rëndësishëm për shqiptarët në këtë mënyrë PR.