
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, ku një automjet me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima po kalonte trafikndarësen kur është goditur nga automjeti, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e viktimës./korrieri